COVID-19/ Vijon dezinfektimi i ambienteve publike në Lezhë

TIRANË, 17 mars/ATSH/ Në Lezhë po vijon dezinfektimi i hapësirave publike, si masë parandaluese për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Kryetari i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu inspektoi sot nga afër procesin e dezinfektimit nga strukturat e bashkisë të cilat prej ditësh po vijojnë punën në terren jo vetëm brenda qytetit, por edhe në të gjitha njësitë administrative.

Ndërkohë Prefekti i Lezhës, Gjok Jaku u bëri thirrje dje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi dhe të evitojnë në maksimum lëvizjen.

Në qarkun e Lezhës janë rreth 612 të kthyer nga zonat e prekura nga pandemia e koronavirusit, të cilët janë vetëkarantinuar dhe po monitorohen nga autoritetet./m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.