COVID-19/ Dezinfektohen hapësirat publike në Cakran të Fierit

TIRANË, 17 mars/ATSH/ Në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, bashkia e Fierit po vazhdon dezinfektimin në Njësinë Administrative Cakran.

Kryetari i bashkisë Fier, Armando Subashi siguroi banorët që “do bëjmë gjithçka është e mundur për ta mbajtur sa më larg COVID -19, duke mbrojtur kështu jetën e çdo qytetari”.

“Frikë jo, kujdes po dhe madje shumë”, tha Subashi.

Strukturat përkatëse të bashkisë u angazhuan sot në dezinfektimin e hapësirave publike dhe Qendrës Shëndetësore në Cakran, sipas një plani të mirëhartuar nga bashkia e Fierit për përballimin e situatës nga COVID-19.

Në bazë të një grafiku të detajuar, punonjësit e bashkisë kryejnë dezinfektime periodike në të gjitha njësitë administrative, duke përfshirë jo vetëm hapësirat publike por edhe institucionet.

/m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.