COVID-19/ Çdo ditë me të njëjtin ritëm për dezinfektimin e ambienteve publike në Vlorë

TIRANË, 17 mars/ATSH/ Në qytetin e Vlorës çdo ditë me të njëjtin ritëm po vazhdon pa ndërprerje procesi i dezinfektimit të ambienteve publike, si masë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

“Sot, në mjediset e Spitalit Rajonal, në sallat e leksioneve në Fakultetin e Infermierisë në Universitetin e Vlorës, ku do të kryhet trajnimi i vullnetarëve. Në vazhdim, në hapësira të tjera. Panik jo, kujdes po!”, theksohet në një njoftim të bashkisë së Vlorës.

Po ashtu vijon edhe kontrolli në terren për zbatimin e  masave të vendosura nga autoritetet shtetërore, siç janë mbyllja e bareve, lokaleve dhe restoranteve dhe të gjitha aktiviteteve tregtare, përveç dyqaneve ushqimore, furrave të bukës dhe farmacive.

Qytetarët e Vlorës janë sensibilizuar duke evituar në maksimum qarkullimin në qytet dhe duke qëndruar në shtëpi./k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.