COVID-19/ AIDSSH: Shërbimet ndaj qytetarëve vetëm online

TIRANË, 17 mars /ATSH – I. Vata/-Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka zhvilluar sot një takim punë për ndarjen e detyrave për ndjekjen e proceseve në formën më të mirë të mundshme, pa vënë në rrezik jetët e qytetarëve.

AIDSSH njofton qytetarët, studiuesit, gazetarët, institucionet publike dhe organizmat me të cilët bashkëpunon, që do të vijojë veprimtarinë e vet me aplikime online në faqen zyrtare të AIDSSH www.autoritetidosjeve.gov.al; nëpërmjet adresës së emailit [email protected] dhe me postë, nga data 11 mars deri më 3 prill 2020.

Gjatë kësaj periudhe, pezullohet shërbimi, shqyrtimi dhe vënia në dispozicion e dokumenteve individëve, studiuesve dhe medieve, kufizohet shërbimi fizik i informacionit publikut, pezullohet dorëzimi i dokumenteve dublikatë individëve, studiuesve dhe medieve.

Për çdo komunikim me Sekretariatin Teknik të AIDSSH, qytetarët dhe të interesuarit mund të telefonojnë në numrat e telefonit:Informacioni: 04 22 10 446.Drejtoria e Informacionit: 04 22 10 451 Drejtoria e Mbështetjes Shkencore dhe Edukimit Qytetar: 04 22 10 446.

AIDSSH do të vijojë punën për administrimin dhe informimin mbi dokumentet e ish–Sigurimit të Shtetit, në shërbim të qytetarëve, duke kufizuar kontaktin fizik, në zbatim të masave të përgjithshme për minimizimin e rrezikut të përhapjes së virusit, deri në përfundim të kësaj periudhe.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.