Vetëkarantimi nga koronavirusi/ Veliaj e kaloi fundjavën me djalin në shtëpi

https://www.instagram.com/p/B9zCp9tBXqI/?utm_source=ig_web_copy_link

TIRANË, 16 mars/ATSH/ E gjithë shoqëria po lufton me një armik të padukshëm si koronavirusi në Shqipëri.

Institucionet, por edhe qytetarët, po rrisin masat për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të Covid-19. Një ndër to është edhe vetëizolimi i qytetarëve në shtëpi.

Kryetari i bashkise se Tiranes, Erion Veliaj ka postuar në Instagram një video, ku shihet teksa luan me Kajan.

“Baba, ne do rrimë në shtëpi! Veç kështu ndihmojmë gjyshet e stërgjyshen që i kemi shumë xhan e që nuk duhet të sëmuren”, -thote Veliaj. z.tosku/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.