TEKNOLOGJI – Amazon ngadalëson shërbimet për shkak të pandemisë

NJU JORK, 16 mars /ATSH-ANSA/ – Urgjenca e koronavirusit dhe blerjeve online ka ngadalësuar aktivitetet e Amazonit, i cili tani e gjen veten duke ofruar dërgesa më pak të shpejta se zakonisht dhe duke u përballur me ezaurimin e stoqeve të disa produkteve, kryesisht të sendeve shtëpiake, deklaroi kompania.

“Me përhapjen e Covid-19, kohët e fundit kemi parë një rritje të njerëzve që bëjnë blerje në internet”, lexohet në shënim.

“Në afat të shkurtër, kjo po ndikon në mënyrën se si u shërbejmë klientëve tanë. Disa marka dhe produkte të njohura nuk janë në dispozicion, veçanërisht në kategoritë e sendeve shtëpiake, dhe disa kohë të dorëzimit janë më të gjata se zakonisht”, deklaroi kompania.

“Ne po punojmë gjithashtu për të siguruar që askush të mos rritet artificialisht çmimet e nevojave themelore gjatë kësaj pandemie”, dhe për këtë arsye kemi bllokuar ose hequr dhjetëra mijëra artikuj”, përfundon deklarata e kompanisë/ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.