Të prekurit nga COVID-19/ Në vigjilje të javës që ngre furtunën, 20 të shtruar në spital

TIRANË, 16 mars/ATYSH/ Kryeministri Edi Rama ndau disa statistika të të prekurve me COVID-19 në Shqipëri, ndërsa theksoi se jemi në vigjilje të javës që sipas të gjitha statistikave ngre furtunën.

“Sot, në vigjilje të javës që sipas të gjitha statistikave ngre furtunën kemi të shtruar 20 motra e vëllezër, nga të cilët: 10 janë të moshës 60-85 vjeç; 6 janë të moshës 50-60 vjeç
4 janë të moshës 30-49 vjeç”, tha Rama.

Kryeministri informoi se vetëm 3 prej të shtruarve janë në reanimacion dhe 1 prej tyre me frymëmarrje të drejtuar. Ai tha se “të tjerët janë në gjendje të qëndrueshme dhe 3 nga këta shfaqin shenja inkurajuese përmirësimi”.

“Zoti u dhëntë mjekëve e infermierëve që kujdesen për ta të gjithë forcën e frymëzimin që u duhet dhe lutjet tona lehtësofshin rrugën e kthimit në jetën normale të çdonjërit prej të shtruarve”, tha Rama./m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.