Situata e COVID-19/ QKB: 10 shërbime mund të kryhen online, të tjerat pranë sporteleve

TIRANË, 16 mars /ATSH/ Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) njofton qytetarët se “në zbatim të Vendimit të datës 09.03.2020, të Komitetit të Përkohshëm për infeksionin e përhapur nga Koronavirusi i ri, Urdhrit të MSHMS, datë 10.03.2020, të “Për marrjen e masave të veçanta në parandalimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, QKB me anë të Urdhrit nr. 15, datë 11.03.2020, ka marrë disa masa të nevojshme”.

QKB njofton se janë të paktën 10 shërbime që mund të kryhen online, duke shmangur kështu kontaktin fizik, ndërsa pjesa tjetër mund të kryhet fizikisht pranë sporteleve të QKB-së nga ora 08:30, deri në orën 12:00.

– Shërbimet funksionale të QKB-së, për regjistrimin dhe licencimin e biznesit, që do të ofrohen vetëm nëpërmjet sportelit online, janë sipas listës së Tabelës nr.1, të publikuar në faqen zyrtare www.qkb.gov.al

– Për marrjen e asistencës për kryerjen e aplikimeve online, mund të kontaktoni në:

Tel: +35542250066

Email: [email protected]

– Mund të kryhen nëpërmjet sporteleve fizike, vetëm shërbimet e tjera, sipas listës në Tabelën nr.2, të publikuar në faqen zyrtare www.qkb.gov.al

– Shërbimet që do të kryhen në sportelin qendror të QKB-së, do të ofrohen nga ora 08:30 deri në 12:00.

– Kohëzgjatja e këtyre masave do të jetë deri në një njoftim të dytë.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.