SHBA – Izolohen tre qytetet e para nga frika prej COVID-19

NJU JORK,16 mars /ATSH-ANSA/ – Nju Jorku izolohet për emergjencën ndaj koronavirusit.

Nga sot nuk ka shkolla, bare, restorante, kinema dhe klube nate të hapura.

Mund të porositen vetëm ushqime të gatshme.

Masat të ngjashme për Los Anxheles.

Pence njofton një shtrëngim masash federale për orët në vijim. Në gjithë SHBA janë verifikuar më shumë se 3 400 raste me 65 vdekje.

Pas një ”shtetrrethimi” për plazhet e Miamit, edhe kazinotë e Las Vegasit gjithashtu u mbyllën.

“Ne jemi në luftë”, tha kandidati presidencial i demokrateve, Biden, duke kërkuar, ashtu si edhe kolegu i tij, Sanders, mobilizimin e menjëhershëm të ushtrisë./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.