SHBA – FMN: Qeveritë të stimulojnë ekonominë botërore në mënyrë të koordinuar

UASHINGTON, 16 mars /ATSH-AFP/ – Qeveritë, të përballura me pandeminë nga koronavirusi, duhet të stimulojnë ekonominë botërore në mënyrë të koordinuar nëse dëshirojnë të stabilizojnë situatën, nënvizoi sot drejtoresha e përgjithshme e Fondit Montar Ndërkombëtar.

”Të gjitha masat, e gjithë puna, qoftë monetare, buxhetore apo rregullatore është më e efikase kur kryhet në bashkëpunim”, shkruan Kristalina Georgieva.

“Një kontakt i vazhdueshëm dhe një koordinim i ngushtë janë medikamentet më të mira për të garantuar që dhimbja të jetë e shkurtër”, shtoi ajo./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.