SHBA – Aktori i njohur Idris Elba pozitiv me COVID-19

NJU JORK , 16 mars /ATSH-AFP/- Aktori britanik Idris Elba njoftoi në llogarinë e tij në Twitter se kishte dalë pozitiv me koronavirusin e ri, ende pa shfaqur simptoma të veçanta dhe se kishte vendosur të vetëkarantinohej.

“Këtë mëngjes, unë dola pozitiv me COVID-19. Ndihem mirë, nuk kam asnjë simptomë për momentin, por jam vetizoluar që kur zbulova se mund të isha ekspozuar ndaj virusit”,shkroi aktori.

Idris Elba e shoqëroi mesazhin me një video ku shfaqet përkrah bashkëshortes së tij, Sabrina Dhowre.

“Ne duhet ta marrim seriozisht këtë”, vazhdoi Elba.

Idriz Elba u bë i  njohur publikisht në vitin 2002, në serialin televiziv kriminal “The Wire”.

Në vitin 2015, ai u nderua me titullin “Kalorës” nga Mbretëresha Elizabeth II./ /ervo/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.