Rakacolli: Nesër pasqyra e plotë e infektimeve nga koronavirusi tek “Shefqet Ndroqi”

TIRANË, 16 mars/ATSH-A. Fortuzi/- Mira Rakacolli, zv/ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, duke iu përgjigjur interesit të medieve, të hënën bëri të ditur se ditën e nesërme do të kemi një panoramë më të qartë të shpërndarjes së koronavirusit të ri në spitalin Infektiv “Shefqet Ndroqi”.

Sipas saj, gjurmimi epidiomologjik në Qendrën Spitalore “Shefqet Ndroqi” është në monitorim dhe nesër pritet të ketë një rezultat të plotë të këtij monitorimi. “Nesër presim të kemi një numër të plotë sa i takon spitalit “Shefqet Ndroqi”, monitorimi është në proces.”,- tha Rakacolli.

Sipas saj, marrja e tamponëve do të bëhet sipas vlerësimit të ekspertëve.

“Marrja e tamponave nuk është në dëshirë të qytetarit, pasi përzgjidhen ata persona, që janë të dyshuar dhe kanë nevojë ta marrin tamponin dhe bëhen nga ekspertët ne bazë të kritereve të përcaktuara nga ekspertë të OBSH dhe qendrës europiane për kontrollin e sëmundjeve, siç e bëhet në të gjithë Europën. Ne po përballemi me fenomenin, ku çdo person që mendon se ka qenë në Itali apo vendet ku ka COVID-19, kërkon të bëjë testin, pa pasur asnjë shenjë klinike apo të dhëna. Prandaj, ju lutem qytetarë besojini specialistëve dhe ti lëmë mundësinë për të bërë tamponin atyre që kanë nevojë dhe janë të mjaftueshëm për ato që realisht që kanë nevojë”,- thekson Rakacolli.

Zv/ministrja shtoi se ky është fillimi dhe shpërndarja e infeksionit po ndjek modelin e njohur dhe nga vende të tjera. “Është fllimi dhe po shkon sipas modeleve të epidiomologjisë. Në fillim ka një numër të pakët rastesh dhe më pas rastet janë duke u shtuar dhe në përpjestim me pozitivitetin qe kanë dalë analizat nuk duket të jetë bërë një numër i vogël testimesh për kohën që është epidiomoligja dhe po ndiqet i njëjti trend si në vendet e tjera. Medikamenti që përdoret karshi artiritit, është një medikament që ndodhet edhe në Shqipëri. Kriteret e përdorimit janë të përcaktuara nga shërbimi infektiv dhe në bazë të protokolleve   që shërbimi infektiv do të ofrojë, do të ofrohet e gjithë sasia që është e nevojshme për ta përdorur këtë medikament”,- theksoi Rakacolli.

Ajo bëri të ditur se vendi ynë i ka adresuar një kërkesë për ndihmë edhe ambasadës së Kinës.

“Kemi bërë një komunkim zyrtarë me ambasadën e Republikës së Kinës në Shqipëri duke ja shprehur këtë kërkesë për mbështetje”,- tha Rakacolli.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.