TIRANË, 16 mars/ATSH/ Ujësjellës Kanalizime në Tiranë ka njoftuar qytetarët se duke filluar nga dita e nesërme, do të mund të marrin shërbim vetëm në Zyrat Qendrore dhe Pika UKT rruga “Petro Nini Luarasi”, Tregu Elektrik dhe Pika UKT rruga “Bardhyl” nga ora 08:00-16:00.
Specialistët e UKT-së i kanë bërë apel qytetarëve për respektimin e distancës së lejuar nga autoritetet.
‘Kërkojmë bashkëpunimin tuaj në respektimin e distancës së lejuar nga autoritetet për të shmangur çdo grumbullim apo kontakt që mund të ekspozojë qytetarët dhe punonjësit me virusin e ri, COVID-19. Rikujtojmë se për kryerjen e pagesave të faturave të ujit qytetarët mund të përdorin këto kanale alternative:Aplikacionet Bankare e-Banking, Easy Pay, Ëestern Union, AK Invest’, -njofton UKT.
z.tosku/