COVID-19/ Ambasada shqiptare në Hungari, shërbime online dhe dy numra telefoni në dispozicion

TIRANË, 16 mars /ATSH/- Ambasada Shqiptare në Hungari, i bën apel shqiptarëve që jetojnë në Hungari, se nëse kanë temperaturë apo vështirësi në frymëmarrje, të kontktojnë në numrat e telefonit 0680277455 ose 0680277456.

Në një njoftim të saj, Ambasada Shqiptare në Hungari citon “Nëse keni simptoma si temperaturë apo vështirësi në frymëmarrje, lutemi të telefononi në këto dy numra telefoni0680277455 ose 0680277456. Duke marrë në parasysh situatën ku ndodhemi, Ambasada e Shqipërisë në Budapest, ju njofton se do të ofrojë shërbime konsullore nëpërmjet platformave online. www. punetejashme.gov.al, e-albania.al, E-Konsullata, SH.K.O, dhe nëpërmjet shërbime postare”.

“Për çdo paqartësi apo asistencë nga ana e Ambasadës mund të na kontaktoni te: 3613361098, numri i emergjencës 36302013676 dhe email: [email protected]”, thuhet në njoftim e Ambasadës Shqiptare në Humngari

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.