Abuzimi me çmimet/ Çuçi: 140 inspektime në një ditë, gjoba për shkelësit

TIRANË, 16 mars /ATSH/- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvilimit Rural Bledi Çuçi, deklaroi se abuzuesit me çmimet e fruta-perimeve nga situata e krijuar, do të ndëshkohen.

Në një intervistë televizive, Çuçi tha se, “taskforca e ngritur me përfaqësues nga të gjitha institucionet e linjës po inspekton tregjet e vendit, kryesisht në Tiranë, Durrës, Korçë e Fier dhe vetëm gjatë ditës së djeshme janë kryer 140 inspektimi ku janë vendosur dhe gjoba për shkeljet e evidentuara. Ndërsa sot në orën 5 të mëngjesit janë kontrolluar pikat e shumicës”.

Këto kontrolle do të shtrihen në të gjithë territorin e vendit për të verifikuar kështu siç tha ministri, “edhe pretendimin e tregtarëve të vegjël, se çmimet i ngre shumica”.
Çuçi informoi se, nga kontrollet në pikat e shumicës, janë marrë të gjitha faturat e shitjes dhe të blerjes. Ndërsa një subjekt i është referuar krimit ekonomik për shkeljen e konstatuar. Mnistri tha se, masat po reflektojnë çmime më ulëta dhe stabilitet të furnizimit të tregjeve me prodhime dhe tregtimit të tyre.

Ai i bëri apel tregëtarëve të mos lozim me çmimet në situatën që po kalon vendi pa si do të ndëshkohen rëndë.
Mnistri tha se, përsa i përket furnizmit të tregjeve, import eksporti vijon normalisht. Ne do të bëjmë që zinxhiri prodhimit të mos cënohet nga masat e rrepta që po marrim për të përballuar situatën e koronavirusit që ka përfshirë vendin.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.