Vetëkarantinimi i të ardhurve nga Italia/ Vetëm 37 shkelje të rregullit në gjithë vendin, Rama: Mbajeni kështu veten në vazhdim

TIRANË, 15 mars/ ATSH/ Kryeministri Edi Rama solli në vëmendje mbrëmjen e sotme se në të gjithë Shqipërinë ka pasur sot vetëm 37 shkelje të rregullit për vetëkarantinimin e të ardhurve nga Italia 14 ditët e fundit.

“Nuk di ç’të them, se 37 shkelje në gjithë vendin edhe Zvicrës i duken i duken fantazi. Lus Zotin që ta mbani kështu veten në vazhdim dhe mos ta pësojmë si ato ndeshjet e Kombëtares kur i hamë golat në fund e dalim nga stadiumi si…”, u shpreh kryeministri Rama.

Me anë të një akti normativ, vetëkarantinimi i të ardhurve nga zonat e prekura prej koronavirusit është bërë detyrim ligjor. Të gjithë të ardhurit nga Italia janë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi për 14 ditë si masë për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.