Plani ekonomik i PD-së për COVID-19, Rama: Masa që bluajnë kockën e vendit dhe do t’u hanë fëmijëve gjithçka

TIRANË, 15 mars/ATSH/ Kryeministri Edi Rama reagoi mbrëmjen e sotme lidhur me planin e masave të paraqitura nga kreu i opozitës, Lulzim Basha për të minimizuar efektet e COVID-19 në ekonomi.

Rama i cilësoi propozimet e Partisë Demokratike si masa që do të bluajnë kockën e vendit dhe do t’u hanë fëmijeve gjithçka.

“Ky plani 7×7=42 qenka lule korone! Me këtë i bie t’ia bluajmë vetë kockën vendit dhe t’u hamë fëmijëve gjithçka, më shpejt se sa vetë korona synon t’u marrë frymën më të moshuarve! Hajde plan hajde! Nuk thonë kot vesi del me shpirtin, s’ka koronë që e nxjerr! pffff…ç’maskaradë!”, deklaroi Kryeministri Rama./a.gjonaj/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.