IZRAEL – Presidenti cakton Gantz për formimin e qeverisë së re

TEL AVIV, 15 mars /ATSH-DPA/ – Presidenti izraelit, Reuven Rivlin caktoi Benny Gantz-in e aleancës ”Bardheblu” për krijimin e një qeverie të hënën, tha zëdhënësi i tij Jonathan Cummings.

Vendimi u mor pasi shumica e deputetëve këshilluan që detyra t’i jepej Gantzit, rivalit kryesor të kryeministrit Benjamin Netanyahu, pas një sërë takimesh sot me Rivlin.

Izraeli është pa qeveri prej më shumë se një viti pasi tri zgjedhjet nuk nxorën një parti në gjendje të formojë një shumicë parlamentare./ /ervo/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.