PARIS, 14 mars /ATSH-AFP/ – Më shumë se 163 930 raste infektimi dhe 6 420 të vdekur u regjistruan sot në 141 vende dhe territore të botës, që nga fillimi i epidemisë.
Që nga numërimi i bërë një ditë më parë në orën 17:00, janë regjistruar 653 vdekje të reja dhe 12 153 raste infektimi në mbarë botën.
Vendet që kanë njoftuar më shumë për raste të reja vdekjeje në 24-orëshin e fundit janë Italia me 368 vdekje, Irani me 113 dhe Spanja me 105.
Kina (përjashtuar territoret e Hong Kongut dhe Makaos) regjistroi gjithsej 80 844 raste, përfshirë 3 199 vdekje dhe 66 911 të shëruar. 20 raste infektimi dhe 10 vdekje u njoftuan midis të shtunës dhe të dielës.
Në pjesën tjetër të botës, sot u regjistruan gjithsej 83 094 raste infektimi (12 133 të reja), përfshirë 3 221 vdekje (643 të reja).
Që nga dita e djeshme, Repulika e Afrikës Qendrore, Sejshellet, Kongo dhe Uzbekistani njoftuan rastet e para të infektimit.
Azia – 91 973 raste (3 320 viktima).
Europa – 52 407 raste (2 291 viktima).
Lindja e Mesme – 15 291 raste (738 viktima).
Amerika Latine dhe Karaibet – 448 raste (6 viktima).
Oqeania 303 raste (5 viktima).
Afrika – 315 raste (8 viktima)./ /ervo/ a.jor.