Braçe: Një herë në muaj duhet të kemi një stop pa makina

TIRANË, 15 mars /ATSH – I. Vata/ Zëvendëskryeministri, Erion Brace propozon se një herë në muaj apo 12 herë në vit duhet të ketë një stop pa makina, ku sipas tij i shërben ambientit e dezinfektimit.

Ndërsa poston foto nga sheshi “Skenderbej” sot pa lëvizje, Braçe shprehet se “nga tre ditë të gjata me stop, thjesht duke marrë ajër në ballkon, është shumë e qartë se: duhet të ketë një stop të tillë, total-makina e lokale, një herë në muaj, 12 në vit! Si thua ti?”

“Dita e stopit t’i vlejë ambientit-pastrimit, dezinfektimit të çdo rruge, sheshi, bareve, kafeneve, restoranteve, shkollave, kopshteve etj., çdo ambienti publik; Ajrit të sulmuar barbarisht nga ndotja e konsumit në naftës në çdo cep, pluhurit të kantiereve të pafund të ndërtimit, jo vetëm të veprave publike, por edhe të çdo kantieri privat kudo”, shprehet ai.

Po ashtu Braçe shton se “jemi dhënë pas konsumizmit pa fund! Besoj jeni gjallë, jetohet një ditë kështu! Si thua?”

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.