Zhvillimi i aktiviteteve sportive e social-kulturore, gjobë 1 milion lekë

TIRANË, 15 mars/ATSH/ Subjektet dhe individët, publikë apo privatë, të cilët, në kundërshtim me urdhrat e autoriteteve kompetente, lejojnë zhvillimin e aktiviteteve sportive, sociale, kulturore, ekskursionet mësimore të organizuara nga institucionet arsimore, publike dhe private, brenda dhe jashtë vendit, dënohen me gjobë në masën 1 000 000 (një milion) lekë.

Sipas Aktit Normativ të miratuar sot nga Këshilli i Ministrave, në rast pësëritjeje këtyre subjekteve apo individëve u mbyllet aktiviteti për një periudhë 6-mujore.

Akti Normativ hyn në fuqi nga dita e sotme./a.gjonaj/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.