Akti Normativ/ Posta të garantojë vazhdimësinë e shërbimit, plan masash për të shmangur grumbullimin në sportele

TIRANË, 15 mars/ATSH/ Organet e shërbimit postar duhet të garantojnë vazhdimësinë e shërbimit dhe të hartojnë një plan masash për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Në Aktin Normativ të miratuar nga qeveria përcaktohet se këto organe duhet të hartojnë plan masash për të kufizuar kontaktet e punonjësve me publikun dhe për të shmangur grumbullimin në sportele apo në ambiente të tjera të brendshme.

Moszbatimi i këtij detyrimi dënohet me gjobë në masën 1 000 000 (një milion) lekë dhe në rast përsëritjeje iu shtohet edhe mbyllja e veprimtarisë për një periudhë 6-mujore.

Komunikimi vjen nga ministrja Manastirliu e cila informoi mbi Aktin Normativ që qeveria ka ndërmarrë për të përforcuar zbatimin e rregullave, vendimeve dhe urdhrave për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19.

Akti Normativ hyn në fuqi nga dita e sotme./a.gjonaj

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.