Vetëkarantinimi për të kthyerit nga zonat e prekura/ Hodaj: Verifikim me telefon dhe vizita në shtëpi

TIRANË, 14 mars/ATSH/ Zëvendësministri i Brendshëm, Julian Hodaj deklaroi sot se “Policia e Shtetit po vazhdon verifikimin e imtësishëm të respektimit të karantinës së detyrueshme, me kontroll telefonik dhe vizita në shtëpi, për të gjithë ata që kanë udhëtuar në zonat e prekura”.

Hodaj kërkoi bashkëpunimin e të gjithëve dhe sidomos respektimin e rregullave të vetëizolimit.

“Nuk më pëlqen ta them, por përgjegjësia ligjore shkon shumë përtej gjobës. Ruani veten dhe ruani të tjerët”, paralajmëroi ai./m.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.