SHBA – Konferenca për koronavirusin anulohet për shkak të… koronavirusit!

NJU JORK, 14 mars /ATSH/ – Këshilli amerikan për Marrëdhëniet me Jashtë (CFR) ka anuluar një tryezë të quajtur “Të bësh biznes nën koronavirus” të planifikuar për në Nju Jork për shkak të përhapjes së vetë infeksionit shkruan www.blomberg.com.

CFR-ja gjithashtu anuloi konferenca të tjera të planifikuara nga 11 marsi deri më 3 prill, përfshirë tryezat e rrumbullakëta në Nju Jork dhe Uashington.

CFR-ja do të anulojë shumë evente përfshirë shfaqjen vjetore automobilistike të Nju Jorkut.

Shoqata e Madhe e Tregtarëve të Automjeteve të Nju Jorkut deklaroi se shfaqja e automjeteve do të planifikohet përsëri në fund të gushtit.

Edhe metrotë e Nju Jorkut janë nën një kontroll të plotë për shkak të rritjes së rasteve në qytet dhe, veçanërisht përhapjes në periferinë e New Rochelle.

”Garda Kombëtare do të dërgohet në qytet për të ndihmuar në evitimin e tubimeve publike në përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e epidemisë”, deklaroi guvernatori Andrew Cuomo në një konferencë për shtyp.

Në SHBA, përhapja e virusit të ri deri më tani ka anuluar mbi 50 ngjarje të mëdha të korporatave me një pjesëmarrje të pothuaj 1 milion njerëzve, sipas të dhënave të mbledhura nga Bloomberg News. /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.