SEUL – COVID-19 – Rritja më e ulët ditore në tri javët e fundit

SEUL, 14 mars /ATSH-DPA/ – Koreja e Jugut ka raportuar rritjen e saj më të ulët ditore të rasteve të reja me koronavirus në gati tri javë, me 107 infeksione të reja të regjistruara dhe pesë vdekje të tjera.

”Të dhënat më të fundit e cuan numrin e rasteve në 8 086 dhe numrin e vdekjeve në 72”, sipas Qendrës koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (KCDC).

Kjo është rritja më e ulët e numrit të infeksioneve ditore të vendit që nga 25 shkurti.

Shumica e infeksioneve janë të lidhura me pasuesit e një sekti në Daegu./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.