Posta Shqiptare: Krenarë të jemi në shërbim të komunitetit

TIRANË, 14 mars/ATSH/ Posta Shqiptare uron qytetarët në Ditën e Verës, ndërsa shpreh krenarinë që në këtë situatë të pazakontë është në shërbim të komunitetit.

“Posta Shqiptare uron që ngjyrat dhe tingujt e mrekullueshëm pranverorë të përtërijnë optimizmin, shpresën dhe gëzimin në familjet dhe zemrën e secilit prej jush”, është mesazhi që përcjell Posta Shqiptare.

Aktualisht sportelet e Postës Shqiptare janë hapur në të gjithë territorin e Shqipërisë.
Gjithashtu, Posta Shqiptare ofron shërbimin e shpërndarjes së pensioneve në shtëpi për të gjithë pensionistët.

“Jemi krenarë që së bashku me qendrat spitalore, Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Policinë e Shtetit, jemi të vetmet institucione shteterore në shërbim të shqiptarëve në këto ditë të vështira”, thuhet në njoftimin e Postës. /a.gjonaj/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.