Masat kundër COVID-19/ Berat, nesër nga ora 6 e mëngjesit bllokohen akset rrugore kryesore ndërqytetëse dhe rurale

TIRANË, 14 mars/ATSH-A. Fortuzi/- Kreu i Bashkisë së Beratit, informoi të shtunën se  duke filluar nga ora 06:00 e ditës së nesërme, deri në një udhëzim të dytë vihet në zbatim ndalimi i qarkullimit/lëvizjes së automjeteve në akset rrugore kryesore – ndërqytetëse dhe ato rurale.

Vendimi vjen në kuadër të masave të marra nga qeveria për të minimizuar përhapjen e koronavirusit të ri, të njohur edhe si COVID 19.

“Të dashur bashkëqytetarë, ju informoj se bazuar në udhëzimet e fundit edhe në Bashkinë Berat, vihet në zbatim ndalimi i qarkullimit/lëvizjes së automjeteve në akset rrugore kryesore – ndërqytetëse dhe ato rurale duke filluar nga ora 06:00 e ditës së nesërme, deri në një udhëzim të dytë”,- theskon Demo

“Bashkëpunimi dhe mirëkuptimi juaj, do e bëj më të lehtë këtë situatë.Një falenderim i veçantë për stafet mjekësore dhe policinë e shtetit për punën e realizuar gjatë këtyre ditëve të vështira. Strukturat e Bashkisë Berat do të vazhdojnë në qëndrojnë në gatishmëri për përballimin me sukses të kësaj situate të pazakontë! Kujdes Po! Panik jo!”,- theksoi Demo. 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.