Koronavirusi/ ISHP apel qytetarëve për bashkëpunim: Me rëndësi dhënia e informacionit të plotë

TIRANË, 14 mars/ATSH/-Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico konfirmoi sot se eshtë vetëkaratinuar personeli mjekësor që i ka shërbyer 61 vjeçares që ishte shtruar në spitalin e Fierit.

“Po ka. Është personeli mjekësor që i ka shërbyer pacientes për aq kohë sa ajo ka qenë në premisat e spitalit. Do të desha t’i bëj një apel qytetarëve. Në ditët pararendëse pavarësisht frikës dhe panikut, kemi pasur disa raste kur informacioni i kërkuar nga stafi mjekësor nuk ka qenë i plotë. Do t’iu luteshim të bashkëpunonit maksimalisht me trupën mjekësore sepse informacioni kërkuar është i rëndësishem për të vijuar me trajtimin e pacienteve dhe marrjen e masave parandaluese’, -iu pergjigje Fico, pyetjeve te gazetareve.

“Që prej komunikimit të djeshëm nuk rezulton të ketë raste të dyshuara të ekipit mjekësor nga Durrësit’, -konfirmoi Fico.

Me tej, ajo shtoi se ‘rasti i personelit mjekësor të Beratit është një rast që tashmë ka përfunduar. Personeli i vekarantinuar është testuar, ka dalë negativ kështu që ky është lajmi i fundit’. z.tosku/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.