KINEMA – Giuliana De Sio e prekur nga COVID-19

ROME, 14 mars /ATSH-ANSA/- Aktorja e njohur italiane, Giuliana De Sio është prekur nga koronavirusi dhe po qëndron në izolim për 15 ditë, sipas vetë aktores në një postim në rrjetin social Facebook.

“Tani unë jam në tamponin e tretë negativ,” deklaroi ajo nga shtrati i saj në spitalin ”Spallanzani” të Romës.

“Besoj se do të dal që këtu brenda disa ditësh, por ende nuk e di saktësisht,” shtoi ajo.

”Simptomat e para i pata ë mes të shkurtit ndërsa isha në turne në Kremona. Pastaj dy javë në izolim, me oksigjen: një vetmi totale. Testi më i ashpër që kam bërë në tërë jetën time”, theksoi ajo. /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.