KINË – Vetëm katër raste të reja me COVID-19 në Wuhan

WUHAN, 14 mars /ATSH-ANSA/ – Ka vetëm katër raste të infeksioneve me koronavirus të regjistruar sot në Wuhan, kryeqyteti i provincës së Hubeit nga ku erdhi edhe shpërthimi i pandemisë.

Sipas përditësimeve të siguruara nga Komisioni Kombëtar kinez i Shëndetësisë (NHC), ky është niveli më i ulët që nga fillimi i mbledhjes së të dhënave në janar.

Për më tepër, për herë të parë, rastet e importuara të infeksionit tejkaluan ato lokale: nga 11 të ditës së djeshme, përveç 4 rasteve në Wuhan, 7 të tjerat kanë rezultuar infeksione të importuara, nga të cilat 4 në Shanghai, dy në Gansu dhe një në Pekin./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.