ITALI – Sekuestrohen maska dhe dorashka që eksportoheshin pa lejen e autoriteteve

MILANO, 14 mars /ATSH-ANSA/ – Policia Financiare italiane (Guardia di Finanza) sekuestroi, në kufirin me Zvicrën në Ponte Chiasso rreth 840 mijë dorashka njëpërdorimshe si dhe 120 maska ​​me valvul të klasit FP 2 të drejtuara në territorin zviceran në kundërshtim me rregulloret e fundit që ndalojnë eksportin, pa autorizim, për shkak të emergjencës së koronavirusit.

Mallrat e sekuestruara do t’i dorëzohen strukturave shëndetësore të Lombardisë.

Të shumta ishin edhe maskat që u sekuestruan nga një dyqan rrobaqepsie në Romë, të cilat ishin të gatshme për t’u hedhur në treg, megjithëse nuk respektonin rregullat e BE-së dhe kombëtare, pasi atyre u mungonte marka e cilësisë CE.

Pronari i veprimtarisë, i cili madje kishte reklamuar shitjen e objekteve, u akuzua për mashtrim nga prokuroria italiane. /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.