COVID-19/ Udhëzues, shërbim në distancë me telefon ose sms për të sëmurët kronikë në gjendje të qendrueshme


TIRANË, 14 mars/ATSH/Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar udhëzuesin e shërbimit në distancë me telefon ose sms për të sëmurët kronikë në gjendje të qendrueshme.

Udhëzim në kuadër të masave kundër COVID-19:

Një skuadër pej 8695 profesionistë shëndetësorë në Kujdesin Parësor janë në gatishmëri për t’iu shërbyer. Në të gjitha rastet e mundshme mjeku do t’iu kontaktojë me telefon, me pacientët kronikë ose të afërm të tyre.

Në rastet kur mjeku e gjykon që pacienti është i stabilizuar me mjekimin actual udhëzon pacientin të mos paraqitet në ambientet e qendres shëndetësore

Mjeku gjeneron receten përkatëse në sistemin e recetës elektronike eRx dhe i komunikon pacientit kodin e recetës me të cilën paraqitet në farmaci.
Në rastet e patologjisë akute, patoligjive të reja kronike etj, mjeku realizon vizitën e qendres shëndetësore ose pranë banesës së pacientit.

Në rastet e prezencës së pacienteve pranë institucioneve shëndetësore publike duhet të respektohet në mënyrë rigoroze perimetri i sigurisë dhe distanca midis pacientëve dhe ofruesve të shërbimit, jo më pak se 1.5 distancë. z.tosku/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.