AUSTRI – Plan ndihme prej katër miliardë eurosh kundër COVID-19

VJENË, 14 mars /ATSH-AFP/ – Qeveria austriake hoqi dorë nga objektivi i saj deficit zero dhe njoftoi sot zhbllokimin e katër milliardë eurove për të shmangur falimentimin e kompanive, për të favorizuar mbajtjen e punonjësve në punë dhe për të mbështetur të vetëpunësuarit kundër Covid-19.

“Ne kemi vërejtur pothuajse gjithçka që bëhet në Europë para se të vendosim dhe ajo që po përballemi është më serioze, më e rrezikshme sesa kriza financiare e vitit 2008”, shpjegoi zëvendëkancelari ekologjist Werner Kogler, i cili qeveris me konservatorët.

“Shtetet e tjera nuk po japin aq para në këtë fazë të krizës,” shtoi ai.

Austria, një vend europian me 8,9 milione banorë, është një nga vendet më me prosperitet në botë./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.