SOFT NEWS – I propozon për martesë mes zemrës së krijuar prej… tankeve!

MOSKE, 13 mars /ATSH-ANSA/ – Në Rusi ka ndodhur një propozim ”ushtarak” për martesë, i paparë ndonjëhërë për llojin e tij, sipas faqes italiane të internetit Today.it.

Një toger rus vendosi të përfshijë shokët e tij ushtarë për të befasuar të dashurën e tij me një propozim mjaft origjinal martese, ku ushtarakët krijuan një zemër duke përdorur tanket.

Videoja, e transmetuar nga TV publik rus, u bë virale nëpër botë.

Pamjet ajrore treguan se tanket T-72B3 lëviznin në pozicione për të formuar një zemër, ndërsa dëbora kishte përfshirë kampet e stërvitjes Alabamaino pranë Moskës.

Togeri i dhe e fejuara e tij u vendosën në qendër të zemrës, ndërsa togeri u gjunjëzua për t’i bërë asaj propozimin fantastik ku mori edhe aprovimin emocionant të saj./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.