FISHË TEKNIKE – Bilanci i COVID-19 në botë

PARIS, 13 mars /ATSH-AFP/ – Më shumë se 140 720 raste infektimi dhe 5 347 të vdekur  u regjistruan sot në 124 vende dhe territore të botës, që nga fillimi i epidemisë.

Që nga vlerësimi i bërë një ditë më parë në orën 17:00, janë regjistruar 422 vdekje të reja dhe 9 265  raste infektimi në të gjithë botën.

Vendet që kanë njoftuar më shumë për raste të reja vdekjeje në 24-orëshin e fundit janë Italia me 250 vdekje, Irani me 85 dhe Spanja me 36.

Kina (përjashtuar territoret e Hong Kongut dhe Makaos) regjistroi gjithsej 80 813 raste, përfshirë 3 176 vdekje dhe 64 111 të shëruar. 20 raste infektimi dhe 7 vdekje u njoftuan midis të enjtes dhe tw premtes.

Në pjesën tjetër të botës, sot u regjistruan gjithsej 59 915 raste infektimi (9 245 të reja), përfshirë 2 171 vdekje (415 të reja).

Që nga dita e djeshme, Ukraina, Sudani, India, Norvegjia, kanë njoftuar vdekjet e para nga COVID-19. Kazakistani, Gana, Saint-Vincent-et-les-Grenadines, Etiopia, Sudani, Gaboni, Kenia, njoftuan rastet e para të infektimit.

Azia – 91 154 raste (3 278 viktima).

Europa – 34 708 raste (1 491 viktima).

Lindja e Mesme – 12 371 raste (525 viktima).

SHBA dhe Kanadaja – 1 839 raste (41 viktima).

Amerika Latine dhe Karaibet – 284 raste (3 viktima).

Oqeania 189 raste (3 viktima).

Afrika – 183 raste (6 viktima)./ /ervo/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.