Delegacioni i BE: Distanca sociale, një nga mënyrat më të mira për të ulur ose ndërprerë transmetimin e COVID19

TIRANË, 13 mars /ATSH/ –Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka theksuar sot se distanca sociale është një nga mënyrat më të mira për të ulur ose ndërprerë transmetimin e COVID19.

Sipas Delegacionit të BE, vetëm në këtë mënyrë, ne mund të ndihmojmë veten tonë, familjen tonë dhe shërbimet shëndetësore për të përballuar sa më mirë këtë situate.

“Distanca sociale është një nga mënyrat më të mira për të ulur ose ndërprerë transmetimin e COVID19 dhe masa e duhur individuale që mund të marrim personalisht.  Vetëm në këtë mënyrë, ne mund të ndihmojmë veten tonë, familjen tonë dhe shërbimet shëndetësore për të përballuar sa më mirë këtë situatë. Ndërsa qëndroni në shtëpi, lexoni raportin e Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve mbi distancimin social http://bit.ly/2vOEkB3 .

/gj.mima/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.