COVID-19/ Bashkia Bulqizë vijon dezinfektimin e mjediseve publike

TIRANË, 13mars /ATSH – I. Vata/- Bashkia Bulqizë ka vijuar edhe sot punën për dezinfekimin e mjediseve publike në përpjekjen e përbashkët kundër Covid-19.

Aksioni i punonjësve të drejtorisë së shërbimeve utilitare dhe komunitare është shtrirë në të dyja lagjet kryesore të qytetit, në ambientet e të gjitha institucioneve vendore, për të vijuar më edhe me njësitë e tjera administrative.

Bashkia Bulqizë u bën apel të gjithë qytetarëve të tregojnë kujdesin e duhur për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të COVID-19.

“Lutemi që të gjithë qytetarët të ndjekin këshillat e institucioneve dhe organizatave që operojnë në fushën e shëndetësisë!”, sqaron bashkia.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.