TEHERAN – Irani i kërkon ndihmë FMN-së për luftën kundër COVID-19

TEHERAN, 12 mars /ATSH-AFP/ – Irani njoftoi sot se kishte kërkuar dhënien e menjëhershme të një ndihme nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), organizatë që nuk i ka dhënë para’ Teheranit që prej vitit 1962 për të luftuar epideminë e koronavirusit të ri.

“Banka jonë Qendrore ka kërkuar akses në instrumentin e financimit të shpejtë nga FMN”, theksoi ministri iranian i Punëve të Jashtme, Mohammad Javad Zarif.

Ai i kërkoi Këshillit të Guvernatorëve të Fondit, ku asnjë vendim nuk mund të merret pa miratimin e Uashingtonit, t’i përgjigjet kësaj kërkese në mënyrë të përgjegjshme./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.