Sipërmarrjet e furnizimit me mallra ushqimore dhe farmaceutike të akreditojnë automjetet dhe punonjësit në Polici

TIRANË, 12 mars /ATSH/ – Sipërmarrjet që kryejnë shërbime transporti dhe furnizimi me mallra ushqimore apo farmaceutike në perimetrin Tiranë – Durrës, duhet të akreditojnë automjetet e transportit të punonjësve të tyre, si edhe vetë punonjësit emër për emër, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se në kuadër të masave kundër përhapjes së koronavirusit në Shqipëri, “sipërmarrjet që kryejnë shërbime transporti dhe furnizimi me mallra ushqimore apo farmaceutike në perimetrin Tiranë – Durrës, duhet të akreditojnë automjetet e transportit të punonjësve të tyre, si edhe vetë punonjësit emër për emër, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit”.

“Ndjesë 1000 herë po kjo luftë nuk fitohet ndryshe”, ka theksuar Kryeministri Rama.

Sipërmarrjet që kryejnë shërbime transporti dhe furnizimi me mallra ushqimore apo farmaceutike në perimetrin Tiranë – Durrës, duhet të akreditojnë automjetet transporti të punonjësve të tyre, si edhe vetë punonjësit emër për emër, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

/gj.mima/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.