Policia e ushtria në 66 pika kontrolli/ Veliu: Qytetarët të respektojnë vetëkarantinimin ose gjobë 5 mijë euro

TIRANË, 12 mars/ATSH-A. Fortuzi/- Kreu i Policës së Shtetit Ardi Veliu ka theksuar gjatë një deklarate për mediet të enjten, se janë 66 pika kontrolli të përbëra nga ushtria dhe policia në të gjithë Shqipërinë, për të verifikuar nëse personat e ardhur nga Italia, Greqia dhe zona të infektuara nga koronavirusi, janë duke respektuar apo jo qëndrimin në shtëpi në vetëkarantinim.

Sipas Veliut, nga dje në orë 17:00 deri më sot, janë evidentuar 200 persona, që nuk e kanë respektuar rregullin. “Në kuadër të masave për kontrollin dhe evidentimin të gjithë shtetasve shqiptarë dhe të huaj të cilët, kanë hyrë në vendin tonë gjatë 15 ditëve të fundit nga zonat të evidentuara si të prekura nga korona virus”,- tha Veliu.

“Qysh prej ditës së djeshme Policia e Shtetit dhe FA janë duke kryer kontrolle në 66 pika, kryesisht në Tiranë, Durrës, Lezhë, Shkodër, Elbasan, Lushnjë, Fier dhe Vlorë. Siç e kemi theksuar gjatë ditës së djeshme, të gjitha pikat e kontrollit kanë komunikuar deri mbrëmë me sistemin TIMS, vetëm përmes radiove aktualisht prej disa orësh ne kemi implementuar kontrollin me tableta dhe të gjithë shtetasve që këto 15 ditë janë futur dhe automatikisht bëhet jo vetëm kontrolli i të gjithë këtyre qytetarëve, por edhe regjistrimi numrave të telefonit, por dhe këshillimi tyre duke qenë me një sistem si nga Shkodra deri në Vlorë dhe duke u tërheq vëmendjen dhe në rast se këta shtetas nuk do bëjnë vetë karantimin, atëherë do të fillojë aplikimi i gjobës 5 000 euro, por dua t’u bëjë thirrje të gjithë qytetarëve të cilët duhet të vetëkarantinohen dhe janë kontrolluar nga ana jonë të mos të marrin mundimin dhe kurajën të dalin në qytet për faktin se nuk do të ketë tolerancë”,- tha Veliu.

“E thashë këtë pjesë për faktin se siç duket edhe në sistemin këta qytetarë, evidentohen direkte përmes sistemit janë në një sistem online dhe duke bërë analizimin e të gjithë të dhënave, pra nëse është kontrolluar në Tiranë, do të kontrollohet në Durrës, Fier, kështu që ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë vetëkarantinimin”-tha ai.

“Dje u thanë nga drejtori i sigurisë publike që ka qenë 100 ndërsa sot nr është diku te 100 të tjerë që janë konstatuar nga pikat e kontrollit, por nuk kemi rast me përsëritje nga rastet e kontrolluar mbrëmë. Pavarësisht këtij numri të vogël u bëjë thirrje qytetarëve të respektojnë thirrje për vetëkarantimin”,- shtoi Veliu.

“Kjo është në interes të vetë qytetarëve, por dhe në interes të vetë komunitetit dhe në këtë këndvështrim. Para 30 minutash në zbatim të vendimit të Këshillit të  Ministrave, për bllokimin e qarkullimit të mjeteve në të gjitha zonën e hartës ku janë evidentuar tashmë individ me koronavirus, Tiranë, Durrës, Shkodër, Elbasan, dhe të gjithë qytetet e tjera duke nisur nga nesër prej orës 6 të mëngjesit, Polica e Shtetit, do të marri të gjitha masat të ndalojë totalisht qarkullimin e mjeteve të transportit të qytetarëve, transport individual, ndër qytetas apo urban. Deri ditën e dielë në mesnatë asnjë lloj mjeti nuk do të qarkulloj në Tiranë, Durrës, Lezhë, Elbasan, Lushnjës, Fier dhe Vlorë veç automjeteve të urgjencës, policisë dhe automjeteve të transportit të mallrave të konsumit. Të respektojnë këtë detyrim dhe të na mirëkuptojnë dhe të na e lehtësojnë punën e shërbimeve të policisë, policisë ushtarake, për të bërë të zbatueshëm këtë detyrim”, – theksoi Veliu

“Do të lejohen të qarkullojnë vetëm ambulancat, do të lejohen të qarkullojnë mjete që transportojnë mallra për konsum të qytetarëve. Media do jetë e pajisur me bexhin përkatës dhe i regjistruar pranë Policisë së Shtetit për të lëvizur. Po kështu në lidhje me të gjithë qytetarët që mund të përdorin aeroportin e Rinasit duhet të konfirmojnë pranë sallës operative 112 ose 129 orarin e lëvizjes në drejtim të Rinasit, linjën e fluturimit si dhe kohën e lëvizjes. Në rast se nuk do të bëhen këto njoftime paraprakisht nëpërmjet numrit 112 dhe 129, ku të jepet orari i fluturimit dhe bileta, nuk do të lejohet lëvizja në asnjë nga akset rrugore dhe do të ndëshkohen duke respektuar dispozitat e Kodit Rrugor dhe sanksionet e tjera”, – përfundoi Veliu.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.