Nga mesdita nuk ka më autobusë në Tiranë dhe Durrës/ Rama: Transport i dedikuar për mjekët e infermierët

TIRANË, 12 mars/ATSH/ Nga sot në mesditë nuk ka transport urban në Tiranë dhe në Durrës.

Lajmin e bëri të ditur sot Kryeministri Edi Rama, ndërsa konfirmoi se “po bëjmë gati transportin e dedikuar për mjekët dhe infermierët”.

Qeveria ka përshkallëzuar masat kundër përhapjes së koronavirusit, duke mbyllur të gjitha ambientet ku grumbullohen njerëz, ndërsa kërkon sensibilizimin e çdo qytetari për respektimin e rregullave./m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.