Ministria e Shëndetësisë: Gjashtë rregulla si të mbroni veten dhe të tjerët nga COVID-19

TIRANË, 12 mars/ATSH/Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka rekomanduar 6 mënyra të dobishme për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga koronavirusi.

“Në këtë situatë rekomandimi i parë është të qëndroni në shtëpi, por nëse për arsye jetike do t’ju duhet të dilni duhet patjetër të respektoni në mënyrë strikte këto rregulla për të shmangur infektimin me COVID-19”, -rekomandon Ministria e Shëndetësisë.

Ja si të mbroni veten dhe të tjerët: 

-Lani duart rregullisht me ujë dhe sapun. Fërkojini më alkool kur nuk duken të ndotura.

-Praktiko higjienën respiratore: Mbulo hundën, gojën kur kollitesh ose teshtin. Hidh kartpecetën në kosh. Laj duart.

-Mbaj distancë: të paktën një metër veçanërisht nëse kollitesh, teshtin ose ke temperaturë.

-Shmang prekjen e syve, gojës, hundës.

-Maskat dhe pajisjet mbrojtëse personale janë të dobishme nëse jeni sëmurë, nëse kujdeseni për dikë që është sëmurë apo shërbime shëndetësore.

-Nëse nuk ndjehesh mirë qëndro në shtëpi, temperaturë kollë dhe vështirësi në frymëmarrje ndaj kontakto urgjencën mjekësore nr.127.

z.tosku/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.