Mbyllja e bareve, kontrolle e inspektime në terren, ISHSH: Kanë ndërprerë tërësisht veprimtarinë

TIRANË, 12 mars/ATSH/ Në zbatim të urdhrave të ministrisë së Shëndetësisë, grupet e inspektimit të Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor po kryejnë kontrolle në 5 njësi  administrative në Tiranë.

Inspektimi konstatoi se të gjitha subjektet, bar kafe, restorant, qendra rinore, qendra kulturore, qendra argëtimi, palestra, kinema, pishina, qendra interneti, etj. kishin ndërprerë tërësisht veprimtarinë e tyre.

“Në zbatim të Urdhrave të Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu për parandalimin e COVID – 19 dhe me mbështetjen e Inspektoratit Qendror, grupe inspektimi të ISHSH dega rajonale Tiranë, kryen kontrolle në njësitë nr. 2, 3, 5, 8 dhe 9 në qytetin e Tiranës. Inspektimi konstatoi se të gjitha subjektet, bar kafe, restorant, qendra rinore, qendra kulturore, qendra argëtimi, palestra, kinema, pishina, qendra interneti, etj. kishin ndërprerë tërësisht veprimtarinë e tyre.
Frikë aspak, Kujdes po”, informon Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor. z.tosku/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.