Masat për Covid-19/ Shërbim higjienik i vakteve në shtëpi për të moshuarit

TIRANË, 12 mars/ATSH/ Bashkia e Tiranës po tregon një kujdes të veçantë ndaj të moshuarve të qendrave sociale, të cilëve tani po iu dërgohen vaktet e ushqimit në shtëpi, me qëllim mbrojtjen e tyre nga koronavirusi.
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj  thotë se po vijohet t’iu shërbehen vaktet dhe kjo gjë do të vijojë, përsa kohë secili do të qendrojë në shtëpi.

“Bashkia Tirane vazhdon shërbimin higjienik të vakteve  derë më derë për të moshuarit e Qendrave Sociale. Do vazhdojmë t’ju shërbejmë dhe teksa secili. Rri në shtëpi”, -thotë Veliaj. 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.