Koronavirusi/ Doktor Kalo apel qytetarëve: Kjo e keqe DUHET të mposhtet për hir të jetëve tona, na dëgjoni dhe besoni

TIRANË, 12 mars/ATSH/Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u ka kërkuar qytetarëve që t’i referohen vetëm informacioneve zyrtare dhe të dëgjojnë mendimet e ekspertëve të cilët janë në fronin e kësaj beteje.

Për këtë, ministrja ka referuar mjekun e nderuar, profesor Tritan Kalon. “Ju lutem, merrni informacionet zyrtare dhe dëgjoni mendimet e ekspertëve që janë në frontin e kësaj beteje, si i nderuari Prof. Tritan Kalo”, -thotë ministrja duke iu referuar statusit të Tritan Kalos.

“MASË EPIDEMIOLOGJIKE e sugjeruar OBSH-së më 28 Shkurt, e cila më së fundmi u përcaktua si e tillë…Covid-19 tashmë është në stadin e PANDEMICITETIT të saj, diçka që na bën të jemi më ALERT në mundësinë e përhapjes si sëmundje në popullatë….Përcaktimi i situatës epidemiologjike si një PANDEMI edhe na “relakson njëkohësisht mendërisht”, sepse jemi tashmë më shumë popuj në këtë BETEJË për jetën, dhe se kjo e keqe tashmë MUND e DUHET të mposhtet për hir të jetëve tona, si dhe të ardhmërisë së vetë njerëzimit……”TRIMI i mirë me shokë shumë” – shprehet populli ynë…..EKSPERIENCAT e fituara tashmë nga beteja me Covid-19 në Kinë, në Kore, në Iran, në Itali e gjetkë, na shërbejnë edhe NE si shembuj për atë çfarë mund dhe duhet bërë më mirë, si dhe të “korigjojmë shënjestrën” e objektivave tona…..VETNDËRGJEGJËSIMI për rreziqet individuale dhe kolektive që paraqet infeksioni nga Covid-19, mbetet “kyçi i artë” i fitores së betejës ndaj sëmundjes vrastare….Na dëgjoni, Na besoni, Na mbështesni në betejën tonë ndaj Covid-19, dhe të gjithë së bashku me siguri që do ta mposhtim atë….JEMI për ju në vijën e parë të luftës ndaj sëmundjes Covid-19 për TRIUMFIN e JETËS!!!”, -shprehet doktor Tritan Kalo. z.tosku. 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.