GJERMANI – BQE ul perspektivën e rritjes ekonomike të eurozonës

BERLIN, 12 mars /ATSH-DPA/- Banka Qendrore Europiane, BQE,  uli sot perspektivën e rritjes së saj ekonomike të eurozonës për këtë vit dhe vitin 2021, në mes të krizës së thellë të koronavirusit.

BQE pret tani që eurozona të zgjerohet me 0,8 % këtë vit, nga parashikimi prej 1,1 % i dhjetorit, përpara se ekonomia të përshpejtohet në 1,3 % në vitin e ardhshëm.

“Niveli i inflacionit këtë vit duhet të fillojë në 1,1 %, por ka pasiguri të lartë, për shkak të rënies së kërkesës dhe çmimeve të naftës”, tha kreu i BQE-së, Christine Lagarde.

Sidoqoftë, Lagarde sqaroi se të dhënat ishin pjesërisht të vjetruara, pasi parashikimet ishin përfunduar para krizës së së koronavirusit./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.