FOKUS – Mbi 130 000 persona të kontaminuar me COVID-19 në botë

PARIS, 12 mars /ATSH-AFP/ – Numri i rasteve me koronavirusin e ri në botë ka kaluar 130 000, prej të cilëve më shumë se 4 900 kanë humbur jetën në 116 vende dhe territore, sipas një bilanci të realizuar në bazë të burimeve zyrtare.

Në total 131 479 persona janë prekur dhe 4 925 kanë humbur jetën..

Rritja ka ardhur si pasojë e kontaminimeve të reja në Itali, vendi i dytë më i prekur pas Kinës.

Sot, janë regjistruar 2 651 raste të reja duke e çuar në 15 113 numrin e personave të kontaminuar, mes të cilëve 1 016 të vdekur./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.