Anulimi i ritualeve kishtare/ Rama: Respekt për komunitetin katolik, të martat e shenjta të Shën Ndojit në tempullin e shpirtit të çdo besimtari

TIRANË, 12 mars/ATSH/ “Do të ketë tërmete të butë e të egër, e në vende të ndryshme sëmundje që janë ngjitëse e dërmuese dhe do të ketë pamje tmerri, po edhe shenja të mrekullueshme nga qiejt”.

Kryeministri Edi Rama citoi Biblën e Shenjtë, ndërsa shprehu respektin për komunitetin katolik në vend që anuloi të gjitha ritualet kishtare.

“Respekt, respekt, respekt për komunitetin katolik, që vendosi të anulojë të gjitha ritualet kishtare, duke dhënë një mesazh kuptimplotë për të gjithë popullin shqiptar. Edhe nisja e të martave të shenjta të Shën Ndojit që mbledhin dhjetëra mijëra besimtarë, këtë herë nuk do të bëhet në Kishën e Laçit, po në tempullin e shpirtit të çdo besimtari, që në këtë kohë lufte duhet të lutet në shtëpi për shenjat e mrekullueshme nga qiejt. Faleminderit”, shprehet Rama.

Ditën e djeshme komuniteti musliman vendosi anulimin e faljes së namazit në të gjitha xhamitë e vendit, si masë parandaluese kundër përhapjes së koronavirusit./m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.