Zyrat e Ministrisë së Arsimit kthehen në studio të përkohshme regjistrimi për leksionet e mësuesve

TIRANË, 11 mars/ ATSH/ Pjesa më e madhe e administratës së ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë është duke punuar nga shtëpia, ndërsa disa nga zyrat e saj janë kthyer në studio të përkohshme regjistrimi për leksionet e mësueseve të gjuhës shqipe dhe biologjisë.

Kryeministri Rama ka publikuar videon ku jepen pamje nga xhirimet që bëjnë mësuesit për të shpjeguar mësimin.

“Besa dhe skuadra e mbështetjes së procesit mësimor në distancë, vijojnë punën me orë të zgjatura për të përgatitur edhe bllokun e fundit të mësimeve në shtëpi. Revolucioni Digjital 2020”, -thotë Rama. z.tosku/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.