Zëvendësministrja britanike e Shëndetësisë e infektuar me COVID-19

TIRANE, 11 mars/ATSH/- Zëvendëssekretarja britanike e Shtetit për Shëndetësinë, Nadine Dorries ka rezultuar e infektuar me koronavirus, raporton BBC.

Dorries tha në një deklaratë se sapo u informua, mori të gjitha masat e nevojshme dhe është izoluar në shtëpi.

Në Mbretërinë e Bashkuar, kanë humbur jetën gjashtë persona nga koronavirusi dhe janë infektuar 382 persona.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.